Ndalohet vetëm importi i makinave të para 2005

E Enjte, 28 February 2019 17:33

Pas tërheqjes nga zbatimi i vendimit të mëparshëm që parashikonte ndalimin e importit dhe zhdoganimit të automjeteve të prodhuara para vitit 2009, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar atë që çfarë do të ndodhë në vijim.

Gjatë inspektimit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Beratit, ministrja theksoi se me vendimin e miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave nuk do të ketë më mjete të targuara të viti 2004, pasi standardi që do të ndiqet do të jetë ai i emetimit Euro 4, i cili përfshin automjetet nga viti 2005 e në vijim.

“Me VKM-në e re nuk do të ketë më mjete të 2004 të targuara apo të 2003, pasi standardi që këtu e tutje do të jetë standardi i emetimit Euro 4, i cili përfshin nga viti 2005 e tutje. Sigurisht ky është një ndryshim i fundit që erdhi në VKM-në 633 për shkak edhe të kërkesës së qytetarëve. Është rishikuar, por ndërkohë është zbatuar standardi europian i 2004, duke respektuar edhe ambientin pasi edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

 

Ministrja kërkoi nga punonjësit e DRSHTRR që të informojnë qytetarët të cilët paraqiten pranë zyrave të tyre se tashmë është shtyrë deri në 31 dhjetor afati i hyrjes në fuqi në VKM-së.

“Ajo çfarë ju duhet ti shpjegoni të gjithë qytetarëve që vijnë këtu është që është shtyrë edhe afati i hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, pra deri në 31 dhjetor, duke qenë se ka qenë një shqetësim shumë i madh i të gjithë qytetarëve afati shkurtër, sigurisht edhe i tregtarëve, por ajo që ne na intereson më tepër dhe vëmendja sigurisht është tek çfarë qytetarët kërkojnë”, theksoi Balluku.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuan disa ndryshime në vendimin sa i takon masave kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike.

Ndryshimet parashikojnë që afati i hyrjes në fuqi të VKM-së të shtyhet me 10 muaj, deri në 31 dhjetor të 2019, çdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018, si dhe automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë pas 1 janarit 2019 duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...