Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani I prekur prej koronavirusit. Ai quhet Myshur Shabani dhe është nga fshati Gadisht i Gjilanit në Kosovë. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunsë së Gjilanit, Lutfi Haziri, në rrjetet sociale.
“Dita e 55, - shkruan Haziri duke iu referuar epidemisë, me një lajm të trishtë për Gjilanin.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.
Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.
Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrfarë paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive.
Si? e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!