Arrestohet nga autoritetet amerikane babai i zv/ministres në qeverinë Rama

E Enjte, 21 May 2020 19:26

Në një operacion, të zhvilluar së fundmi nën drejtimin e autoriteteve amerikane për trafik klandestinësh nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Policia Shqiptare ka arrestuar edhe shtetasin Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu, njoftoi se ishin arrestuar 15 persona, në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

 

Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur

 
 
 

“JOINT SHIELD”, u krijua posaçërisht për këtë hetim.

 
 

Drejtori i Policisë Veliu deklaroi se ndër të arrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zenelaj i shkruan Veliut: S'je në 1945, se mamaja e djalit 'na paska' një dajo me Ballin

Politikë

Zenelaj i shkruan Veliut: S'je në 1945, se mamaja e djalit 'na paska' një dajo me Ballin

Gentian Zenelaj, aktori i mirënjohur humorit, i ka dërguar një mesazh kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.Zenelaj, si prind kësaj radhe më shumë se sa figurë publike, i ka...

Protestuesit djegin edhe selinë e CNN

Globi

Protestuesit djegin edhe selinë e CNN

  Protestuesit u përleshën sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të katërtën ditë radhazi, lidhur me vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis...

Tronditet Korça, dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme

Aktualitet

Tronditet Korça, dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme

Tërmeti godet Greqinë, dy lëkundje të forta tmerrojnë qytetarët në orët e mëngjesitLëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë.Lëkundjet janë ndjerë 7 km në veri të Korçës dhe magnituda ka qenë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!