Ad imageAd image

Pacienti humbet durimin, zbret nga ambulanca dhe futet në spital, por e nxjerrin jashtë

1 Min Read

 

Autoambulanca të parkuara nga hyrja e pasme. Pacientë që presin të lirohet një shtrat. Ankth te qytetarët që kërkojnë përkujdesje për familjarët e tyre.

Kjo është panorama që ofron prej disa ditësh spitali “Shefqet Ndroqi”. Pacientët që dërgohen pranë këtij ambienti spitalor trajtohen fillimisht në autoambulanca për disa orë, e më pas akomodohen në dhomat e shtrimit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por, ndonjëherë, durimi ka një kufi. Një pacient i moshuar, teksa ishte në ambulancë, vendosi të heqë tubin e oksigjenimit dhe të hyjë vetë në spitalin Covid 2. Si duket, nuk gjeti një shtrat të lirë dhe pas disa minutash personeli mjekësor e pozicionoi sërish në autoambulancë.

Share This Article