Në shollën 9 vjeçare të Manzës ku shumë familje jetojnë në kushte shumë të vështira. Në këtë njëvjetor këto familje janë në të
Ka kaluar një vit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 dhe akoma një pjesë e madhe e qytetarëve të cilëve u prishën ndërtesat akoma janë në çadra apo në kontenierë.
Gazetari Maksi Rama këtë të enjte është takuar nga afër me banorët në Manzë, ku ka dëgjuar edhe zërin e qytetarëve të cilët janë të sistemuar nëpër disa kontenierë në ambientet e shkollës 9 vjeçare.
“Me kujtuar tërmetin është një tmerr, kaluam nga çadra në këto kontenierë. Jemi bërë gjysmë personi me këto kushte. Jetojmë nga dy, 5 apo një person. Ka kaluar një vit dhe ne akoma jemi në mëshirë të zotit. Kur ishim në çadra na sollën ndihma ndërsa tashmë fare. Jemi me një banjë që nuk hyn dot derri jo më ne. Ne nuk duam asgjë tjetër vetëm duam një banese. Kemi për të vdek dhe nuk e dimë si do të bëhet, pasi këtu nuk na pranojnë se thotë se ka rënë virusi. Nuk na kanë thënë asgjë”, është shprehur një banore.
Ndërkohë një e moshuar ndër të tjera thotë për ABC se e ka të vështirë jetën në një kontenier të tillë, e vetmja gjë që ajo kërko është të ketë një shtëpi qoftë dhe bosh.
“Kontenieri është i vogël, kam fol shumë me gazetarët, por tashmë nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje. Unë jetoj vetëm s’kam një televizor të vogël po më ikën truri. Jetoj vetem. Jetoj me atë pension që kam dhe marr ilaçet mesa mundem. Nuk na kanë sjellë asnjë gjë, duhet pastërtia. Ka shumë zhurmë është shumë e vështire për mua, i bëj apel qeverisë që të më bëhet shtëpia aty ku e kisha, bosh bosh mjafto ta kemi. Këtu te ne s’kanë filluar të bëjnë asgjë”, është shprehur e moshuara.e.su./abcnews.al