Kufizimet/Shtyhet vendimi i komitetit të ekspertëve, ja arsyeja

E mërkurë, 16 December 2020 15:49

 

Komiteti teknik i ekspertëve nuk u mblodh këtë të mërkurë, për të diskutuar mbi mundësinë e vendosjes së masave të reja kufizuese për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Vendimi për masa shtesë, ose jo, është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak për këtë besohet se është raportimi ditor i shifrave të rasteve të reja që, sipas ekspertëve, kanë qenë të qëndrueshme në këtë periudhë.

Pra, në Shqipëri, mbeten në fuqi vendimet e marra javë më parë, me ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe mbajtja e maskës mbrojtëse edhe në ambientet e jashtme publike.

 

Gjatë kësaj periudhe ka pasur presion nga biznesi për të mos afruar orën policore, për shkak se do të pengonte aktivitetin e tyre.

 

Ajo që mund të ndryshojë është afati i pushimeve dimërorë për arsimin parauniversitar. Deri tani, qëndron në fuqi udhëzimi për mbylljen më 24 dhjetor dhe rifillimin më 4 janar, por është diskutuar mundësia për afrimin e pushimeve, më 18 dhjetor, dhe shtyrjen e rifillimit të mësimit më 11 ose edhe 18 janar.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë raportoi 12 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, 809 raste të reja të konfirmuara dhe 551 të shëruar. Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 9 të intubuar.

Në total, Shqipëria regjistron 50 mijë raste me koronavirus, prej të cilave mbi 23 mijë aktive, dhe 1028 viktima./A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...