Pandemia/ VOA: Numri i infektimeve po rritet me shpejtësi, por nuk shihen dezinfektime! Fondet për sektorin u shtuan vetëm…

Premte, 18 December 2020 19:31

Organizata “Së bashku për Jetën” sapo ka përgatitur në Shqipëri raportin “Ndiq Paranë e Covid-19”.

Nga studimi doli që, sektori i shëndetësisë ka përfituar shtesa vetëm 24.3 milion euro nga buxheti për të përballuar epideminë e koronavirusit.

Ekspertët vërejnë se gjithë barra e situatës kritike iu la spitaleve në kryeqytet, ndaj ata rekomandojnë fuqizimin e së paku 4 spitaleve rajonale.
Studimi i organizatës “Së bashku për jetën”, thotë që, megjithë deklaratat e qeverisë se sektori shëndetësor ka marrë fonde të mjaftueshme për të përballuar situatën pandemike, në fakt janë marrë pak mbi 24 milionë euro, të cilat shkuan për shpenzime operative dhe për investime kapitale.

Afro 60% e fondeve shkuan direkt për njerëz të infektuar dhe paga të stafit mjekësor, ndërsa pjesa tjetër shkuan për shpenzime operative.

“Ashtu si gjithë shtetet e tjera, edhe shqiptarët po presin vaksinën anti-Covid, por vëzhguesit thonë se ndërkohë masat mbrojtëse të tyre janë ende të pakta. Sistemi shëndetësor vazhdon të jetë i mbingarkuar nga numri i madh i infektimeve të reja” – thotë Denisa Canameti, koordinatore e projektit në organizatën “Together for Life”.

Spitalet kushtuar Covid-19, deri më tani kanë përballuar situatën, vlerëson studimi, por në rast të rritjes së pacientëve, kapacitetet profesionale të mjekëve dhe infermierëve, ato të shpëtimit të jetës, frymëmarrjes, pajisjet e ventilimit dhe aspiratorët, janë shumë të ulta në numër për të përballuar situatën.

Pesha më e madhe e punës dhe përgjegjësisë për COVID iu ngarkua spitaleve të kryeqytetit.

Numri i infektimeve po rritet me shpejtësi, por nuk shihen dezinfektime të hapësirave publike, qendrat tregtare, stacionet e autobusëve, oborret e shkollave etj., vende që mund të bëhen burim i infeksionit. Gjithashtu nuk ka veprime në lidhje me kontrollin e ndotjes së ajrit.

Spitalet e Tiranës morën nga janar – shtator 2020 fonde sa gjysma e shumave të planifikuara për t’u shpërndarë në të gjitha spitalet rajonale në vend.

Por barra e trajtimit të pandemisë mbeti në Tiranë. Fondet nuk shkojnë në proporcion të drejtë me rritjen e numrit të pacientëve të infektuar, por ndjekin ende një planifikim historik të buxhetit.

Autorët e studimit mendojnë se tashmë duhen fuqizuar spitalet rajonale për të mjekuar më mirë, më shpejt dhe më lirë për nga kostot.

Studimi vlerëson se para shpërthimit të Covid-19, sistemi shëndetësor shqiptar u përball me vështirësi kritike në financimin dhe ofrimin e shërbimeve.

Kostot për frymë për sistemin janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së dhe mënyra se si shpenzohet financimi i pakët është joefikas ose në kundërshtim me profilin e sëmundshmërisë në rajon.

Studimi vëren se fondet për veprimet parandaluese për të mbrojtur popullatën nga infeksioni janë lënë pas dore, dhe gjithçka ka mbetur vetëm në këshillimet për mbajtjen e maskave, larjen e duarve dhe ruajtjen e distancës shoqërore.

Po ashtu është vërejtur se ende mungojnë ekipe të trajnuar për të ndihmuar pacientët me Covid-19, të cilët ndiqen nga mjeku i familjes dhe trajtohen në shtëpi.

Mungojnë rimbursimet për ilaçet e përdorura nga ky grup i pacientëve, thonë eksperët, ndaj duhen siguruar rimbursimi i barnave për Covid-19, pasi ky trajtim rriti kostot për pacientët me të ardhura të ulëta.

Raporti sugjeroi investime në 4 spitale rajonale si Fieri, Elbasani, Kukësi dhe Lezha për të përballuar urgjencat kirurgjikale jo-covid si dhe ato të sëmundjeve malinje.

Sipas të dhënave të studimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë por edhe ato të patologjive malinje, ku puna në këtë spital është trefishuar.

Kjo mbingarkesë ndodh kur spitalet rajonale kanë kapacitetet infrastrukturore dhe të burimeve njerëzore për të përballuar fluksin e urgjencave kirurgjikale dhe ato të sëmundjeve malinje.

Analistët e studimit pohojnë se vendosja në funksion e spitaleve rajonale nuk kërkon investime me shuma të mëdha, por është kosto – eficiente për burimet njerëzore dhe për financat.

Në spitalet rajonale nevojiten investime në laboratorë analizash dhe forcim i njësive të kujdesit intensiv për të trajtuar raste me Covid-19. /VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...