Ad imageAd image

U ndërtua nga “SALILLARI” 2 vite më parë, çahet në mes aksi Çorovodë-Përmet

1 Min Read

 

Aksi Corovode – Permet i ndeertuar nga firma Salillari 2 vite me pare, sot e demtuar ne bazament
Aksi Çorovodë-Përmet u inagurua vetëm 2 vite më parë e ndërtuar nga kompania “Salillari”, por pamja që të ofron sot nuk është aspak e njëjtë.

Cilësia e dobët e punimeve ka bërë që rruga të pësojë dëmtime të bazamentit dhe rrëshqitje të mëdha, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që kalojnë me mjetet ë tyre në këtë aks.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por kjo rrugë ka edhe një problem tjetër, pasi edhe pse kanë ngelur vetëm pak kilometra për ta përfunduar, punimet janë lënë në mes.

Kjo nuk është rruga e vetme që është ndërtuar nga “Salillari” dhe ka përfunduar në një gjendje të tillë, pasi pak ditë më parë rruga Borsh-Sarandë u shemb për shkak të reshjeve të shiut.

Rruga e restauruar nga firma “Salillari” pësoi dëmtime të rënda në një pjesë pranë fshatit të Borshit, duke paralizuar qarkullimin, por edhe duke vënë në rrezik jetët e shoferëve që përdorin këtë aks.

Për këtë rrugë Kontrolli i Lartë i Shtetit do të verifikojë procedurat e ndërtimit, për të parë nëse kompania i ka respektuar të gjitha rregullat

Share This Article