Guerilje në Elbasan, tifozët i shkatërrojnë lokalin arbitrit të Superiores

Premte, 22 Janar 2021 09:12

 


Tension në fushë, tension në tribuna dhe dhunë jashtë saj. Ultrasit e Partizanit përplasen me ata të Tiranës, duke sjellë jo pak pasoja: tre persona të lënduar, disa tifozë të shoqëruar në komisariat dhe dy lokale të thyera, ndërkohë që një makinë shpëton për pak nga djegia për shkak të ndërhyrjes në kohë nga ana e policisë dhe më pas edhe e forcave zjarrfikëse.
unnamed
ZANAFILLA E SHERRIT
Edhe pse dihej që tifozët nuk do të lejoheshin të futeshin në stadium, për shkak të masave anti-COVID, sërish tifozëritë e të dyja kampeve ishin prezente në Elbasan. Ultrasit e kuq kishin mbërritur më parë në ambientet pranë stadiumit dhe po konsumonin diçka në një nga lokalet aty pranë, i cili pëson disa dëmtime pas përleshjes. Në këto momente mbërrijnë tifozët e Tiranës dhe aty nis më pas përplasja, fillimisht me fyerje dhe sharje, për të shkuar deri në përplasje fizike midis tyre. Ndizen flakadanë dhe rrezikohen që të digjen makinat që ndodhen aty pranë, por ndërhyrja e shpejtë bëri që të evitohej një dëm më i madh. Policia ndërhyn për të shpërndarë tifozët, të cilët i drejtohen qendrës së qytetit. U duk sikur sherri u shua, por tifozët e Partizanit e nxjerrin dufin diku tjetër.
PERPLASJA
SHKATËRRIMI I LOKALIT
Gjatë momentit që ultrasit e kuq po largoheshin nga stadiumi dhe po i drejtoheshin qendrës së qytetit, kapen me disa adoleshentë që po ndiqnin ndeshjen te lokal “Hamami” dhe kujtojnë se janë provokuar nga disa klientë aty brenda. Afro 50 apo më shumë tifozë nisin të shkatërrojnë xhamat e këtij lokali, duke i shkaktuar një dëm të madh. Lokali është në pronësi të asistentit të Superiores, Astrit Mahmuti, por sigurisht që nuk ka lidhje me detyrën e tij si gjyqtar

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...