Ad imageAd image

Qarku i Dibrës mbulohet nga bora, qindra makina të bllokuara nëpër rrugë

1 Min Read

Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë ne qarkun e Dibrës. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie, bën me dije gazetari i SYRI TV. 

Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës – Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët.

Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative.

 
Share This Article