Ad imageAd image

Ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Spanjë

2 min lexim

Publikohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me armë në Spanjë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas mediave spanjolle, ai është Fatmir A.,i dënuar më parë për vrasjen e një 26-vjeçari të ndodhur në Cambrils në Shkurt të vitit 2008.

Policia spanjolle dyshohet se 43-vjeçari Fatmir A. është ekzekutuar për hakmarrje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas daljes nga burgu, shqiptari jetonte në Reus, në provincën e Tarragona, Katalonjë. 43-vjeçari u ekzekutua me armë rreth orës 00:45 të së mërkurës.

Kanë qenë banorët e zonës që lajmëruan policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë Fatmir A.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se dëgjuan disa të shtëna me armë. 43-vjeçari mendohet se u qëllua nga një person në distancë të afërt.

Ky i fundit më pas u arratis me një makinë me xhama të zinj.

E shkuara kriminale e Fatmir A.

Më 29 Shkurt të vitit 2008, 43-vjeçari shqiptar ekzekutoi me armë një 26-vjeçar në një pikë karburanti në Cambrils. Ai u arrestua më 20 Maj pas hetimeve të policisë, i cili u identifikua si autor i vrasjes së të riut.

Në atë kohë, shqiptari mbante dokumente bullgare të falsifikuara. Krimi i ndodhur para 10 viteve i cilësua si larje hesapesh për çështje droge dhe prostitucioni. /tvklan

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull