Ad imageAd image

Kanabis në Maqedoni, kaloi nga Shqipëria

1 min lexim

Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perendimore në Maqedoni. Alsat mëson nga burimet se lenda narkotike është e tipit marihuanë.

Sipas informatave të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja per disa prej tyre. Operacioni është në vijim e siper nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dhënat flasin për një trafik të mirefilltë droge, ndërkohë që ende nuk zbulohen emrat e trafikatëve. E panjohur per momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqiperia.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull