Ad imageAd image

Kapen mijëra tableta droge, me vlerë 7.3 mln euro në Greqi

1 min lexim

Mijëra tableta droge me vlerë 7 milionë euro u kapën në një “BMW” në portin e Igumenicës.

Një 31-vjeçar bullgar kishte të fshehura në makinën e tij luksoze 369.545 tableta droge, të cilat u kapen nga Specialistë të Antidrogës në portin e Igumenicës në Greqi. Sasia e drogës së kapur po të hidhej në tregun me pakicë do të kalonte një vlerë prej 7.3 milionë eurosh të ardhurash.

Tabletat e drogës u zbuluan nga specialistë të portit, me ndihmën e K9 Hound, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas informacioneve policore, droga dyshohet të ketë ardhur nga Turqia dhe përmes Igumenicës, do të transportohej për në Itali. Oficerët e portit po përpiqen të gjejnë lidhjet e bullgarit nëse ai ka lidhje me tregtarët grekë.

Igumenice-droga-7-e1554029625468.jpeg

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull