Ad imageAd image

Kapet në brigjet spanjolle nëndetësja me 3 tonelata kokainë

1 min lexim

Autoritetet spanjolle në rajonin e Galicisë kapën një nëndetëse që mbante më shumë se 3.000 kilogramë kokainë.

Droga mendohet se e ka origjinën nga Kolumbia, por autoritetet ende po hetojnë, sipas një zëdhënësi të Gardës Civile, një agjenci ushtarake me detyra policore.

Anija u kap të dielën në brigjet e portit të Aldanit. Dy nga tre anëtarët e ekuipazhit që drejtonin anijen 22 metra u arrestuan.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dy nga tre të ndaluarit janë shtetas ekuadorianë, sipas zëdhënësit të Gardës Civile, i cili tha se autoritetet po kërkojnë anëtarin e tretë të ekuipazhit.

Nëndetësja u zbulua si rezultat i një operacioni ndërkombëtar që përfshinte Doganat Spanjolle, Policinë Kombëtare Spanjolle dhe Gardën Civile.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull