Ad imageAd image

Kërcënohet me jetë Ministri i Jashtëm Italian: Ju duam të vdekur, juve bashkë me…

1 min lexim

Ministri i Jashtëm Italian, Luiggi Di Maio është kërcënuar me jetë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një adresë falso në dukje.

Në Twitter, adresa me emrin ‘Carla’ teksa e ka etiketuar me profilin zyrtar Ministrin, Di Maio i shkruan se e do atë të vdekur.

“Ne ju duam të vdekur. Ne ju duam të vdekur juve bashkë me gjithë napolitanët”, shkruan adresa me emrin ‘Carla’.

- reklamë -
Ad imageAd image

Di Maio është lindur në Avellino, shumë afër Napolit dhe përveç kërcënimit për të si një figurë e rendësishme publike, duket dhe një koment urrejtës ndaj napolitanëve.

luiggi di maio kercenim

Ndani këtë artikull