Ad imageAd image

Klevis Balliu: Reformë në drejtësi ka vetëm me arrestimin e Saimir Tahirit

1 min lexim

Në një reagim në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka akuzuar kryeministrin Rama për mbrojtjen që po i jep Tahirit.

“Rama tashmë i kapur nga bandat zgjedh të mbrojë Tahirin në kurriz të Shqipërisë pasi nuk mund të ketë anëtarësim pa reformë në drejtësi.”, -shkruan ndër të tjera Balliu.

 Ai thotë se Rama zgjodhi ti kthejë shpinën BE dhe shqiptarëve për të ndihmuar veten dhe bandat që drejton.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, para disa ditësh prokuroria shtyu me 3 muaj afatin e hetimeve  për ish-ministrin Tahiri.

 

Statusi i plotë:

EDVINOVIÇI ZGJEDH TAHIRIN
E TRADHËTON SHQIPËRINË
BE i bën presion Ramës për arrestimin e Tahirit, ndërkohë ish ministri i EDVINOVIÇIT i bën presion shefit për mos arrestimin e tij.
Rama tashmë i kapur nga bandat zgjedh të mbrojë Tahirin në kurriz të Shqipërisë pasi nuk mund të ketë anëtarësim pa reformë në drejtësi. 
Reformë në drejtësi ka vetëm me arrestim e Saimir Tahirit.
Por EDVINOVIÇI zgjodhi ti kthejë shpinën BE dhe shqiptarëve për të ndihmuar veten dhe bandat që drejton.

Ndani këtë artikull