Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kukës. Nga 40 tamponët e marra së fundmi në këtë qytet, kanë rezultuar pozitivë dy raste, të cilët janë familjarë të infermieres së konfirmuar të martën me koronavirus. Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në qytetin verilindor të vendit shkon në 11, 5 prej të cilëve personel mjekësor. Deri tani më tani janë 539 të infektuar në Shqipëri dhe 26 viktima.
Konfirmohen edhe dy raste të tjera me koronavirus në Kukës
Ndani këtë artikull

