Ad imageAd image

Korçë, ecte i armatosur në qytet, arrestohet 31 vjeçari me precedentë

1 min lexim

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri tip pistoletë si dhe 7 fishekë luftarak.

Në pranga përfundoi Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”).

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krehër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje”, sqaron policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull