Ad imageAd image

Koronavirusi/ Pas konfirmimit të dy rasteve në Itali, Conte: Mbyllet trafiku ajror me Kinën

1 min lexim

Ne nje konference per mediat ai deklkaroi se te prekurit me virus jane dy turistë kinezë, burrë e grua 67 dhe 66 vjeç nga provinca Wuhan. Sipas Contes te dy te prekurit janë izoluar në spitalin Spallanzani në Romë.

Me tej, teksa njoftoi per masat e marra Conte ka thene se “Nuk e gjetëm veten të papërgatitur, Ministri Speranza sapo ka miratuar një urdhër që mbyll trafikun ajror drejt dhe nga Kina. Ne jemi vendi i parë i BE që miraton një masë të tillë paraprake”.

Kryeministri italian qetesoi popullin e tij, duke garantuar se nuk ka nevoje per panik.

“Asnjë alarm, spitali Spallanzani është Bibla në këtë sektor. Nuk ka asnjë arsye për të krijuar panik dhe alarm shoqëror”, tha ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, eshte hetuar imtesisht gjithe rruga e ndjekur nga turistet kineze per te marre masa ne gjithe vendet qe ata kane kaluar. Sipas asaj që u mësua, ata kishin mbërritur dhjetë ditë më parë, më 23 janar në Milano. Pas disa ndalesave për në Itali ata mbërritën në Romë. U ndjene keq ne mbremje dhe duke pasur parasysh simptomat që paraqitën, ata u morën nga 118 personel dhe u shtruan në Spallanzani.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull