Ad imageAd image

Kosova kërkon nga Italia përkrahje për liberalizim vizash

1 min lexim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar nga Italia përkrahje për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Gjatë vizitës së saj në Itali, ajo këtë kërkesë e bëri në një takim me zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nicola Molteni. Sipas njoftimit nga MIE, Hoxha diskutoi me Moltenin për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Emigrimi ilegal është hequr nga agjenda e institucioneve tona, ngase, nga viti 2015, kjo dukuri ka rënë në vlerat më të ulëta, aq sa shtetasit e Kosovës nuk gjenden as brenda 30 shteteve për kërkesat e parashtruara për azil në vendet e BE-së. Menaxhimi i azilit në vend si dhe riatdhesimit është për t’u vlerësuar, sepse, Kosova po zbaton jo vetëm marrëveshjet ndërkombëtare por edhe rekomandimet që dalin nga këto marrëveshje”, ka thënë Hoxha.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ajo kërkoi nga zëvendësministri Molteni, përkrahje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, për t’u mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Sipas saj, Kosova ka jashtëzakonisht shumë nevojë për përkrahjen e Italisë në Këshillin e Ministrave, ashtu që qytetarët kosovarë të lëvizin të lirë.

Ndani këtë artikull