Ad imageAd image

Kosova në një grup me Anglinë, ja reagimi i mediave serbe

1 min lexim

Kosova ka rënë në grupin A pas shortit të hedhur për kampionatin Europian të viti 2020. Kosova do të jetë në të njëjtin grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Por menjëherë pas hedhjes së shortit kanë komentuar edhe mediat serbe sa i përket grupit të Kosovës.

”Mali i Zi është në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Kosovën”, shkruan mediumi serb, B92.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa, Telegraf.rs shkruan: ”Serbia ishte me fat në short, Mali i Zi luan me ashtu të quajturën, Kosovë!”. ”Natyrisht, ndeshja më interesante e Grupit A është se Mali i Zi luan ndaj Kosovës, ku janë edhe Anglia e Çekia”.

Kurse, Blic.rs ka shkruar: ”Serbia është renditur në vazon e tretë, kështu që nuk ka mundur të luajë me të ashtu quajturën, Kosovë”.

Ndani këtë artikull