Ad imageAd image

Kreu i Kushtetueses: Të kalosh Vettingut si të kalosh “varrin për së gjalli”

2 min lexim

Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja ka folur për herë të parë për mediat, pasi kaloi me sukses procesin e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë. Duke rrëfyer përjetimet e kaluara gjatë kohës kur trupa e KPK po shqyrtonte dosjen e tij, Dedja tha se të kalojë në filtrat e Vettingut ishte njësoj si të kaloje “varrin për së gjalli”. 

Ai tha se vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët, ndërsa pas vlerësimit pozitiv, ka udhëtuar në drejtim të zyrës.  

Ai tha se vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët, ndërsa pas vlerësimit pozitiv, ka udhëtuar në drejtim të zyrës.  

- reklamë -
Ad imageAd image

“S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Reforma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese.

Për rastin tim: do merret përfaqësuesi ligjore. Kolegji apelimi do caktoj standardin e kryerjes se Vettingut. S’e kam menduar kurrë qe s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shtëpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtëpi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtësi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto.”, u shpreh ai.

Ndani këtë artikull