Ad imageAd image

Kukës/ Krim në familje, burri masakron gruan me sëpatë

1 min lexim

Krimi në familje godet sërish.

Këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borje të Kukësit, ku burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 mbrëmjen e së mërkurës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia bën me dije se, shtetasi Adem Tale, 75 vjeç, baba i 6 fëmijëve ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Autori i krimit, pas ngjarjes, është larguar.

Policia po punon për kapjen e 75-vjeçarit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull