Ad imageAd image

Kultivonin kanabis në Greqi, shqiptarët i merr më qafë helikopteri

1 min lexim

Policia greke ka zbuluar një parcelë kanabis dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 48 dhe 33 vjeç, që akuzohen se ishin kultivuesit e bimës narkotike.

Kjo parcelë ndodhej në një zonë mjaft të thyer malore të Arahovas, në perëndim të Beotisë.

Për zbulimin e saj u përdor një helikopter i policisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në vendngjarje u gjetën 216 fidanë kanabisi me lartësi deri 2,5 metra.

Dy shtetasit shqiptarë nuk ndodheshin aty, por u mundësua identifikimi dhe më pas arrestimi i tyre, njeri në Livadhja dhe tjetri në Arahova.

Policia thotë se pas kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan shuma parash me vlerë të përgjithshme 7.000 euro, 6 telefona celularë, si dhe sasi të vogla kanabisi të papërpunuar.

Policia lokale po heton nëse implikohen dhe persona të tjerë në këtë çështje.

Ndani këtë artikull