Ad imageAd image

Kursi i këmbimit/ Monedhat kryesore në të njëjtat vlera me një ditë më parë

1 min lexim

Dita e mërkurë nuk ka sjellë surpriza në tregun e këmbimit valutor vendas, pasi monedhat kryesore ndërkombëtare vijojnë të mbeten në kuotat e një dite më parë.

Kështu, valuta e përbashkët europiane vijon të këmbehet me 126.3 lekë, dollari amerikan qëndron në nivelin e 108 lekëve dhe paundi britanik po ashtu nuk ka pësuar asnjë luhatje dhe fiksohet në kuotën e 142 lekëve.

Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera, ditën e sotme kanë shfaqur një tendencë rritje nga dita e martë. Dollari australian dhe ai kanadez janë forcuar me 0.5 lekë ndaj lekut dhe sot këmbehen respektivisht me 78 lekë dhe 83.2 lekë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa, franga zvicerane ka regjistruar një rënie të lehtë me 0.2 lekë për njësi duke zbritur në nivelin 112 në blerje dhe 113 lekëve në shitje.

EUR/ALL 126.30 -126.90
USD/ALL 108.00 -109.00
GBP/ALL 142.00 – 142.80
AUD/ALL 78.00 – 79.00
CAD/ALL 83.20 – 84.00
CHF/ALL 112.00 – 113.00

Ndani këtë artikull