Ad imageAd image

Kush e kërcënoi Xhisiela Malokun, shkon në opinion dhe tërheq akuzat

1 min lexim

“Nuk jam kërcënuar në asnjë moment, as nga ai e as nga të afërmit e tij”. Kështu është shprehur së fundmi në një intervistë për emisionin “OPINION”, 25-vjeçarja Xhisiela Maloku, e faktuar tashmë edhe nga mjekësia ligjore se është dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

E pyetur nga gazetari Fevziu, se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.

-Pra i bie që jeni tallur me policinë- ishte reagimi i gazetarit.

- reklamë -
Ad imageAd image

-Po, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.

Kjo deklaratë e dhënë pak minuta më parë nga vetë e dhunuara sjell dyshime të mëdha se kush e kërcënoi dhe çfarë kërcënimi i është bërë Malokut që të tërheqë dëshminë e saj.
Kjo deklaratë bie ndesh edhe me atë që fakton Mjekësia Ligjore se Xhisiela Maloku është djegur me cigare dhe goditur me qytën e pistoletës.
Gjithashtu kjo deklaratë bie ndesh edhe me përgjimin ambietal që u është bërë dy të rinjve, teksa djali i deputetit socialist regjistrohet të pranojë se e ka dhunuar vajzën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull