Ad imageAd image

Kush është shqiptari që vdiq në një aksident në Itali (FOTO)

1 min lexim

Është identifikuar shqiptari që humbi jetën mëngjesin e djeshëm, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë, ku ndodheshin edhe 4 persona të tjerë.

Mediat italiane thonë se ai quhet Arben Cekaj dhe është 50 vjeç.

Katër persona të tjerë, mes tyre një fëmijë, mbetën të plagosur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mediat lokale shkruajnë se makina që drejtohej nga Arben Cekaj me pasagjerë familjarë të tij, të cilët ishin nisur për të shkuar në plazh.

Drejtuesi i makinës, Arben Cekaj, raportohet se vdiq në vend, ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur.

Identitetet e personave të plagosur në aksident nuk bëhen me dije, por raportohet se janë familjarë të viktimës.

Ndani këtë artikull