Ad imageAd image

“Kush vret nuk të do!”/ 6 gra të vrara në 6 muaj, 270 burra të arrestuar

1 min lexim

Në periudhën Janar-Qershor të këtij viti janë vrarë plot 6 gra.

Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës. Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë. Fotografia e Xhulietës është vendosur në të njëjtin vend me vrasësin e saj për të lajmëruar të afërmit për humbjen. Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018. Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese.

Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra. Ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Psikologët listojnë si shkaqe gjëndjen e rënduar ekonomike e duke vazhduar me shëndetin mendor dhe depersonalizimin kur hasim në vështirësi. Depersonalizimi sjell dhunën në familje sepse në Shqipëri funksionon ende mentaliteti ‘’Kush të rreh të do”.

Ndani këtë artikull