Ad imageAd image

Lagjet në qytetin e Lushnjes si në gjendje lufte (video)

1 min lexim

Rrugët në qytetin e Lushnjes vazhdojnë të jenë në gjendje katastrofike. “Puna” e kryetarit të bashkisë Fatos Tushe gjithmonë e më shumë po del në dritë.

Lagjet e qytetit janë të shkatërruara deh nga bashkia nuk është bërë asnjë përpjekje për përmirësimin e tyre. Ky denoncim është bërë nga një qytetar në faqen Kongresi.al.

Një qytetar i lagjes ” Kadri Qystri” tepër i shqetësuar për gjendjen skandaloze të rrugëve , na dërgon një video ku dhe shpreh shqetësimin e tij për këtë gjendje alarmante!

- reklamë -
Ad imageAd image

“Pershendetje

Po ju tregoj me nje video gjendjen e rruges ku jetoj, rruga eshte ne lagjen Kadri Qystri, emri i rruges eshte ISMAIL VEIZI ( siper ish depove te duhanit) , ne rruge mezi ngjiten makinat, nuk ka kanalizime, i gjith shiu shkon ne rruge dhe behet e pakalueshme per banoret , esht plot me ferra, eshte gjyna ti thuash rrug qyteti se vetem rrug qyteti nuk eshte, kjo rruge mund te rezultoje disa here e shtruar por sa po vjen e po perkeqesohet. Ju lutemi te beni diçka per rrugen tone .

Ju falënderoj” përfundoi qytetari.

Ndani këtë artikull