Ad imageAd image

Lajm i fundit/ Ja kush është punonjësi i OSHEE me djegie të rënda

1 min lexim

Është identifikuar njëri prej 3 punonjësve të OSHEE  që pësuan djegie nga shpërthimi i një transformatori në Vlorë.

Mësohet se i plagosuri në gjendje të rëndë që është transportuar drejt Tiranës, është 51 vjeçari Edmond Shkurtaj.

Punonjësit kanë qenë duke riparuar një nënstacion në zonën e Bishtit të Kalldremit. Transformatori i nënstacionit ka plasur dhe janë djegur nga vaji i tij. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas ekspertëve të tensionit të lartë që janë duke punuar tani, shpërthimi ka ndodhur për shkak të vjetërsisë  së pjesëve mekanike të transformatorit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull