Ad imageAd image

LAJM I FUNDIT/ Helmohen nga bombola e gazit në Bulqizë, tre të vdekur, nëna dhe dy fëmijët…

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë.

Tre persona kanë humbur jetën pas rrjedhjes së gazit nga një bombole gazi.

Një tjetër është në gjendje të rëndë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Tragjedia ka ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës.

Bulqizë / Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull