Ad imageAd image

LAJM I FUNDIT/ Tronditet Elbasani, vritet avokati i Shullazit

1 min lexim

Tronditet Elbasani. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. Viktima është avokati Ravik Gurra. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri.

Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit.

- reklamë -
Ad imageAd image

5c952eb2c036eELBASAN (3).jpg

Ndani këtë artikull