Ad imageAd image

Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, 7 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

1 min lexim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Dy automjete, një me targa të Tiranës dhe një tjetër me targa të Maqedonisë janë përplasur në këtë aks, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Nga të plagosurit janë 5 gra dhe 2 fëmijë, 3 prej grave shtetase të Maqedonisë. Të gjitha janë dërguar në spitalin e Librazhdit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimit të gabuar.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull