Ad imageAd image

“Lamtumirë një miku”/ Berisha: Me Ismet Ferizin PD humbi një personalitet të shquar

1 min lexim

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të Ismet Ferizit, ish deputetit të PD-së.

Berisha thotë se me ndarjen nga jeta të Ismetit Kavaja dhe PDSH humbën njërin prej personaliteteve të tyre të shquara.

Postimi i plotë

- reklamë -
Ad imageAd image

Lamtumire nje miku!

Te dashur miq, sot u dielli perendoi pergjithmone per Ismet Ferizin, ish drejtues kryesor i deges se Partise Demokratike te Kavajes, qe ne ditet e themelimit te saj ne dhjetor te vitit 1990, ish anetarit te forumeve drejtuese, ish deputetit te PDSH, prindi dhe qytetari shembullor me origjine nga Kosova i Kavajes.

Me ndarjen nga jeta te Ismetit familja Ferizaj humbi njeriu e saj me te dashur, ne miqte e tij humbem nje mik te çmuar kurse Kavaja dhe PDSH humben njerin prej personaliteteve te tyre te shquara.

Me kete rast le te shprehim ne ngushellimet me te sinqerta familjes Ferizaj, miqve, te arfemve te tij, Kavajes, PDSH dhe demokrateve shqiptare dhe te lutemi se bashku qe shpirti i mire i Ismetit te gjeje paqen e merituar! sb

Ndani këtë artikull