Ad imageAd image

Lëvizte me 16 kg hashash, kapet në flagrancë 36-vjeçari në Greqi

1 min lexim

16 kg drogë, që iu sekuestruan 36-vjeçarit nga Shqipëria në Igumenicë

Një 36-vjeçar nga Shqipëria ra në prangat e policisë greke teksa iu konfiskua 16 kg hashash gjatë kontrollit në Igumenicë.

I ndaluari udhëtonte me motorr dhe e kishte ndarë sasinë e drogës në 15 pako duke i fshehur një pjesë të tyre në çantë dhe pjesën e mbetur brenda në motorr.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai është shoqëruar nga oficerët e anti-drogës dhe do të gjykohet për ‘’kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike’’.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull