Ad imageAd image

Lirohet Redi Popesku, Gjykata jep arrest shtëpie

1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme arrest shtëpie për Redi Popeskun, pronarin e lokalit në ish-Bllok, ku edhe ndodhi shkëmbimi i zjarreve më 4 tetor.

Popesku u arrestua dy ditë më parë në lokalin e tij, me kërkesë të Prokurorisë pasi akuzohet se ai ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe se ka fshehur pistoletën e Ervis Martinajt duke e larguar nga atë nga vendngjarja.

Kjo pasi nga hetimet e ekspertëve kriminialistikë, por edhe duke iu referuar dëshmive, Ervis Martinaj ka patur pistoletë në momentin që ndodhi përplasja.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për përplasjen me armë në ish-bllok, policia deri më tani ka arrestuar Ervis Martinajn, Geldo Hotin, Eljon Haton dhe Redi Popeskun, ndërkohë që në kërkim mbeten komando Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull