Ad imageAd image

Mafia në Shqipëri ka mbrojtje nga nivelet më të larta në Qeveri

1 min lexim

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri ka folur për emisionin ‘Narcotica’ në Rai3 dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare. Sipas tij, mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në vendin e tyre.

‘Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta’, është shprehur Gratteri për ‘Narcotica’.

Sipas tij, mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali, pasi në Shqipëri ajo është njësh me shtetin.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm’, është shprehur Prokurori i antimafias Nicola Gratteri.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri.

Ndani këtë artikull