Ad imageAd image

Makina aksidenton këmbësorin, rëndë edhe shoferi

1 min lexim

Një aksident automobilistik me dy të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë-Krujë – Milot.

Automjeti tip “Volksëagen Golf” ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën në ato momente. Raportohet se shoferi ka mbetur gjithashtu i plagosur pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Të dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull