Ad imageAd image

Makina përplas 11-vjeçarin në Fier, dërgohet urgjentisht në Tiranë

1 min lexim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim.

Siç njofton policia, një 33 vjeçar me iniciale A.Xh ka aksidentar të miturin 11 vjeçarin me iniciale M.G.

Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi i policisë

Në datën 13.09.2018, në orën 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull