Ad imageAd image

Makina rrëzon shtyllën e tensionit, gjysma e Orikumit pa drita, shoferi braktis mjetin

1 min lexim

Sot rreth orës 6:00 një makinë ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 3, në Rradhimë të Vlorës, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të Orikumit.

Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes së tij (punonjësit e Oshee nuk kanë gjetur njeri në makinë).

Oshee Vlorë mori masat për riparimin e demit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull