Ad imageAd image

Maks Velo: Stadiumi përbindësh, Teatri duhet mbrojtur

1 min lexim

Maks Velo ka sulmuar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama në një takim të intelektualëve për mbrojtjen e Teatrit:

“Kjo ndodh kur del njëri që është i gjithë dituri. Kjo është e keqja jonë. I thashë Ramës stadiumi është një përbindësh, si pjesë e filmave extraterrestrial, por ai mu përgjigj hajde shihe kur të përfundojë. Por unë them Kulla është e tmerrshme, ai stadium nuk do të mbushet kurrë me aq kapacitete sa është parashikuar”.

Velo ka referuar pazarin e vjetër të Korçës dhe të gjithë ndërhyrjet e bëra në të si një nga shembujt më të shkëlqyer të ruajtjes së trashëgimisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Shembulli më i shkëlqyer është Pazari i vjetër i Korçës i cili reflekton qetësi, harmoni, perfeksion, sepse ata kanë respektuar rregullat dhe ti kupton që ata janë njerëz. Ata t’i imponojnë këto rregulla”.

Sipas Velos, shoqata “Tirana” duhet të ishte e para që të reagonte për Teatrin dhe shkatërrimin që po i bëhet kryeqytetit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull