Ad imageAd image

Manjani: Qershori, muaji i superskandaleve të Rilindjes

1 min lexim

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar qershorin si muajin e pikut të skandaleve të qeverisë Rama. Droga, ministra të përfshirë, teatri, vrasje (vetvrasje), shkruan Manjani në një postim në profilin e tij në “ Facebook”. Nga të gjitha skandalet më i rëndi për ish- ministrin e drejtësisë është krye-rrena e hapjes së negociatave.

Postimi i plotë:

Skandale pa fund..

- reklamë -
Ad imageAd image

—————

Qershori ishte muaji i pikut të skandaleve të qeverisë moniste në fuqi!

Thuajse çdo ditë pamë nga një skandal.

Sa herë hapin gojën për të folur, vetëm skandale nxjerrin. Rrena po e po, por ato nuk po i rendisim…

Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet. Droga, ministra të perfshirë, teatri, vrasje (vetveasje), etj etj…

Po “top skandali” i shoqëruar nga krye-rrena e hapjes së negociatave, ishte më e bukura!

Halicunante!

Spektakolare!.

Qesharake sa më ska!

Por edhe e hidhur gjer në palcë!

Skandalet vazhdojnë.

Ne rrimë e dëgjojmë! Ideale për çdo sundimtar…

Ndani këtë artikull