Ad imageAd image

Masakra me 8 të vdekur në Selenicë, kapet autori i krimit

1 min lexim

Ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm, 24-vjeçari, Ridvan Zyka, i cili vrau 8 vetë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Kapja e tij, ndodhi në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Operacioni për kapjen e tij u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë autorit i është sekuestruar arma  e krimit, një kallashnikov.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, të ditës së djeshme, ku i riu shkrepi kallashnikovin në familjen e kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 8 persona, burra, gra dhe fëmijë.

Pas ngjarjes së rëndë, 24-vjeçari  u arratis në drejtim të paditur.

Si motiv i konfliktit dyshohen edhe çështjet pronësore, por ende nuk është e konfirmuar. Ndërsa dëshmitarë për  treguan se ai në adoleshencë kishte pasur një djegie të trupit në masën 70%.

38880952 2241686336117725 966938154990829568 n

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull