Ad imageAd image

Masakra te FSHN-ja, Gjykata jep vendimin për vrasësin e Camorra-s dhe dy shqiptarët

1 min lexim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur 20 vite burg për Klejvi Docin,  27 vite burg për Markelian Docin dhe  burgim të përjetshëm Salvatore Letizia.

Kujtojmë që të 3 të pandehurit akuzohen për masakrën e ndodhur në FSHN, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Letizia i njohur si killeri i “Camorras”  ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, për të marrë hak për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

Sulku dhe Letizia i ngritën pritë Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit të dy tre viteve më parë. Në momentin që Doçi u ngjit në makinë bashke më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u derdhën një breshëri plumbash. Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë. Por vrasjet nuk mbaruar këtu, menjëherë pas kësaj dy nipat morën menjëherë hak për vrasjen e xhaxhait. Në moment, Markeljan Doçi shkëmbeu zjarr me Besnik Sulkun, derisa e la të vrarë, ndërsa priti policinë t’i vinte prangat.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull