Ad imageAd image

Mashtroi 68-vjeçarin duke i marrë një sasi lekësh, nis hetimi për 51-vjeçarin

1 min lexim

Një 51-vjeçar nga Vora do të hetohet penalisht, pasi akuzohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një personi një sasi lekësh.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se shtetasi me inicialet L.T., akuzohet se ka mashtruar shtetasin me inicialet H.R, 68 vjeç.

Deri më tani nuk dihet sasia e lekëve që ka përfituar 51-vjeçari. Ndërkohë, materialet ndaj tij i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull