Ad imageAd image

Mban peng prej 6 muajsh 17 vjeçaren, arrestohet fieraku

1 min lexim

Një 40 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se është autori i rrëmbimit të një 17 vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit të shkuar. 

Në pranga përfundoi Shpëtim Muharremi, banues në fshatin Levan të Fierit.

“Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull