Ad imageAd image

Mediat italiane kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

1 min lexim

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar në Facebook një artikull të mediave italiane ku shkruhet për protestat e vazhdueshme në Tiranë kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.  Artikulli pasi bën një përshkrim të shkurtër të historikut të Teatrit e vë theksin tek zemërimi në rritje i qytetarëve shqiptarë kundrejt qeverisë në pushtet.

Gjatë protestës së mbajtur ditën e enjte përpara Parlamentit, dhjetëra aktivistëve, aktorëve dhe intelektualëve, i kanë  bërë thirrje qeverisë për të ndalur planet për prishjen e Teatrit Kombëtar, me pankartën “ne jemi teatri”– shkruhet në artikull.

Gjithashtu artikulli sqaron me detaje projektin e ri të qeverisë i cili do të prishë ndërtesën e vjetër për ta zëvendësuar atë me kullë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mijëra njerëz  kanë nënshkruar një peticion kundër rrënimit të teatrit. Opozita është kundër shembjes së Tetarit dhe akuzon kryeministrin Rama që është i babëzitur për para”, dhe se po e shemb Teatrin për interesa të ngushta vetjake – shkruhet ndër të tjera.  /55news.al/

Screenshot 3

Ndani këtë artikull