Ad imageAd image

Mehdi Malkaj: Teatrin e shkyen, sepse qeveria nuk e mundi dot

1 min lexim

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, aktori Mehdi Malkaj tha në ‘A Show’ në SYRI TV, se drejtuesit e qeverisë kanë një urrejtje të madhe për teatrin dhe për artin.

Sipas Malkajt, ata e urrenin aq shumë Teatrin aq sa nuk e shembën, por e shkyen atë me urrejtjen e tyre.

 
 

‘Kur vajta unë kishte filluar shkyerja. Unë personalisht tek ai teatër kam borxhe të mëdha. Sepse në atë teatër janë futur njerëz që më kanë bërë ky që jam.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 
 

Unë pashë një urrejtje të madhe për teatrin. Shteti që mobilizoi gjithë policinë, e kapën treatrin dhe e shkyen.

 
 

E shkyen se nuk e mundën dot. Ata që e mbronin teatrin, fituan.

Ne jemi fitues dhe të fortë. Sepse ne vërtetuam në vazhdimësi që ne jemi akoma për teatrin.

Ata e shkyqen Teatrin, por nuk e kanë rrëzuar. Ata nuk u ngopën, kanë urrejtje të madhe për teatrin, dhe për teatrin.

Thonë që dy hajdutë pasi shkuan në Teatër, u dorëzuan në polici. Këtë nuk duan ata’, – tha Mehdi Malkaj për gazetarin Adi Krasta në SYRI TV.

Ndani këtë artikull