Ad imageAd image

Merkel jep lajmin zyrtar për takimin me kryeministrin Haradinaj

1 min lexim

Zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka publikuar njoftimin zyrtar rreth takimit me kryeministrin e Kosvës, Ramush Haradinajn, që do të mbahet me gjashtë qershor, në Berlin, shkruan Gazeta Express.

Kancelarja Merkel pak ditë pasi i takoi liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit, i coi një ftesë tjetër kryeministrit Haradinaj.

Kancelarja gjermane e ftoi shefin e qeverisë kosovare që në fillim të qershorit të shkonte dhe të bisedonte serish me të.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndëraq kancelaria gjermane tashmë ka publikuar njoftimin zyrtar rreth këtij takimi. Aty thuhet se do të flasin raportet mes Gjermanisë e Kosovës, por edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.

“Me datën gjashtë rreth kohës së drekës, Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në hapësirat e Kancelarisë. Përmbajtja e takimit të punës janë marrëdhëniet bilaterale mes Repubiikes se Kosovës dhe Gjermanisë, çështjet e Politikes se Jashtme me theks të veçantë procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, shkruan në njoftimin e kancelarisë gjerman.

Ndani këtë artikull