Ad imageAd image

Merr flakë kopshti në Burrel, evakuohen fëmijët

1 min lexim

Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm në kopshtin numër 3 në qytetin e Burrelit.

Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se ka nisur evakuuimi i fëmijëve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Disa zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, në mënyrë që të bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike, por po hetohet ende lidhur me ngjarjen.

 
 
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull